Rita Moreno në Oskar me të njëjtin fustan si në vitin 1962

Një fustan që me të vërtetë nuk del kurrë nga moda dhe askush ne di më mirë këtë sesa fituesja e Oskar, Rita Moreno e cila u shfaq në 90 vjetorin e ndarjeve të çmimeve me të njëjtin fustan që mbate veshur në vitin 1962. Ylli 86 vjeçar u shfaq në tapetin e kuq me veshjen e zezë dhe të artë 56 vite më parë, kur hyri në histori si gruaja e parë hispanike që fitoi çmimin Aktorja më e mirë Mbështetëse në Akademinë e Çmimeve. Dhe mbrëmjen e së dielës aktorja u kthye përsëri me të njëjtin dizajn për të prezantuar një nga çmimet në ceremoninë e vitit 2018, duke treguar po aq eleganë dhe finesë sa herën e parë që e veshi në tapetin e kuq. Duke folur për Ryan Seacrest, Rita zbuloi se nuk e kishte menduar kurrë se do ta vishte përsëri atë fustan, duke pranuar se mendonte se do të ishte dëmtuar ndërsa qëndronte në dollap.