Rakip Suli "gradohet"kryebashkiak mes protestave

Rakip Suli "gradohet"kryebashkiak mes protestave Me pankarta në duar "Kamza blu" "Asnjë hap pas" "Turp Mister 6%" mbështetës të PD-së u vendosën para godinës së bashkisë së Kamzës për të ndaluar hyrjen e Rakip Sulit. I zgjedhur si kryetar bashkie me votat e 30 qershorit Suli bëri betimin në ambientet e shkollës "Hillary Clinton", ku u bë dhe konstituimi i këshillit bashkiak të Kamëz. Rakip Suli unis drejt bashkisë por më pas shmangu drejtimin me qëlllim që të mos krijoheshin përplasje. Nënkryetari i bashkisë së Kamzës, Tomor Kotarja e quajti ilegjitim emërimin e Rakipi Sulit si kryetar bashkie dhe shtoi se uzurpatorët do të marrin përgjigjen e merituar.