Protesta/ Qytetarët djegin goma para Parlamentit

"Rama ik", "Liri demokraci" dhe "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" ishin thirrjet që dominuan në protestën e opozitës para Kuvendit mes djegies së gomave, kapsollave dhe tymueseve të hedhura nga protestuesit. Një tjetër thirrje ishte dhe "Këtu vendosim ne!" "A e dini se me çfarë ja u kemi vendosur flakën e atyre gomave, me votat e blera të këtyre. Ai është parlament ilegjitim, ky është parlamenti. Rama ik! Rama ik!" dëgjohej zëri i një prej organizatorëve që dirigjonte protestuesit. Nuk munguan as thirrjet fyese në kor për Kryeministrin: Edvin, hajdut, kazan, legen.