Prifti i "kërrysur"

Një prift në Indi vuan një simptomë misterioze e cila po ia tkurr trupin dhe kockat po ia përkul. Fshatarët e quajnë priftin Bharat Tiëari, nga Madhya Pradesh, si prifi i kërrysur. Vetë prifti thotë se historia e tij nisi në moshën 5 vjeçare kur mbi të u rrëzua një mur. Prindërit u përpoqën me të gjitha mjekimet por asgjë nuk bëri efekt. Vetë prifti thotë se është "dhuratë e Zotit." "Unë besoj në Zot dhe e di që është dhuratë e tij, prandaj nuk duhet të dëshpërohem. Nuk kam asnjë sëmundje. Nuk jam i trishtuar prandaj nuk ka problem" thotë ai.