Presidentja e Kroacisë Kitarovic, "Qytetare Nderi" në Berat

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic ka marrë titullin "Qytetar Nderi" i bashkisë së Beratit. Në fjalën e saj ajo vlerësoi qytetin e Beratit si një thesar të çmuar të mbrojtur nga UNESCO. Kitarovic tha se lidhjet e Shqipërisë dhe të Kroacisë janë të ngushta.