Politikanë, artistë e sportistë, kush lexoi sot

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, COD u kthye në një qendër të hapur komunikimi, në një maratonë leximi, ku morën pjesë 400 nxënës të shkollave të Tiranës. Prej orës 11:00- 22:00 lexuan në COD që nga kryeministri Edi Rama e deri tek emra të njohur si Lorik Cana, Gaz Paja, Ema Andrea, Eridana Çano, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi. Ata u përfshinë në këtë maratonë, e cila përfshiu audienca të moshës nga 7-18 vjeç, me lexime, takime, diskutime për librin.