Policia kontrollon imtësisht tifozët

Përballja me Izraelin është e një rëndësie të veçantë për kombëtaren shqiptare pasi në rast të një rezultati pozitiv do i hapte rrugë një kualifikimi në raundin tjetër të Ligës së Kombeve. Por duke parë rëndësinë e këtij 90 minutëshi, policia e shtetit ka marrë masa të shumta për mbarëvajtjen e takimit duke inkuadruar dhe forca të shumta të saj rreth stadiumit dhe në brendësi të saj. Këto janë disa nga pamjet që vijnë nga Elbasani, përpara startimit të takimit. /Foto LSA/