Përplasja mes policisë dhe protestuesve para Parlamentit

Momentet e tensionuara të protetës së opozitës pa Kuvendit me goma të djegura, kapsolla dhe tymuese ja lanë vendin edhe shfaqeve të spektaklit. Siç ndodh rëndom në koncerte që kryesisht mbahet në oraret e darkës, në një moment të gjithë protestuesit u ftuan të zbehnin errrësirën me dritat e tyre të telefonit duke ofruar skena show. " Rama ik", "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" ishin thirrjet nga protestuesit të cilat kulmuan me thirrjen " O dorëzohu, o rrëzohu!"