Partizani-Qarabag përmes fotove

Emocione, raste, dy traversa dhe ... barazim 0-0. Partizani dhe Qarabag zhvilluan takimin e vajtjes së raundit të parë në UEFA Champions League, por në "Selman Stërmasi" nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Një takim me raste të panumërta, megjithatë rastet e pastërta për gol munguan. Kështu, dy skuadrat shtyjnë për në 90 minutëshin e dytë çështjen kualifikim. I gjithë 90 minutëshi iu nënshtrua reshjeve të shiut, çka solli edhe humbje të shpeshtë të ekuilibrit në fushën e blertë. Gjithsesi, si kundërshtarët ashtu edhe Belica në pjesën e dytë tronditën traversën por pa mundur të gjejnë fundin e rrjetës. Ky rezultat favorizon së tepërmi Partizanin, që shkon në takimin e kthimit me besimin e plotë. Goli në fushën kundërshtare do i jepte shumë favore, diçka që do e kërkojë ta bëj në ndeshjen e javës së ardhshme në Azerbajxhan./ FOTO LSA