Partizani "leksione" Kamzës

Partizani nuk njeh rival në Kategorinë Superiore. Të kuqtë mposhtën 1-0 Kamzën në transfertë. Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e mesfushorit të talentuar, Jasir Asani. Me këtë fitore Partizani dërgon në 5 pikë distancën me ndjekësit, duke hedhur një hap të sigurtë në rrugën pë titull. Fitore arriti dhe Luftëtari që mposhti 2-0 Laçin në transfertë. Ulja në stol e Julian Ahmataj duket se ka rilindur skuadrën gjirokastrite, që me këtë fitore shkëputen me zonën e ftohtë./ FOTO LSA