Partizani dhe Kukësi bëjnë "paqe" në mungesë të tifozëve

Një fitore e verilindorëve dhe do të rihapte kampionatin shqiptar por nuk ndodhi kështu. Super takimi i vlefshëm për javën e 17-të mes Partizanit dhe Kukësit u mbyll në barazim të pastër 0-0. Një barazim “pa zë”, në “Selman Stërmasi”, ku mungesa e tifozëve ndikoi drejpërdrejt në ritmin e ndeshjes. Portieri Alban Hoxha, ishte shpëtimtari i Partizanit, në 2 raste, teksa i mohoi golin Ethemit dhe brazilianit Melo duke mbajtur të paprekur portën. Në fund të dy skuadrat duket se u pajtuan me rezultatin, duke ndarë nga një pikë. Me këtë barazimim Partizani ruan diferencën në + 5 nga ndjekësit e Kukësit pas 17 javësh kampionat. /Foto: LSA/