Parlamenti pasditen e sotme

Ka rinisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku të pranishëm janë mazhoranca dhe opozita. Kryeministri Rama ndërkohë ndodhet në takimin me studentë tek Politekniku. Para Kuvendit janë mbledhur sërish studentët të cilët i janë drejtuar Kuvendit për trajtimin e 8 kërkesave të tyre. Si pikë të parë kanë rritjen e buxhetit të arsimit me 5% të GDP-së. Seanca nisi me debate për praninë e mediave por edhe mungesën e Ramës. Ish-Kryeministri Berisha i kërkoi Ruçit ta thërrasë me urgjencë.