Pa mish të thatë nuk kalohet dimri në veri!

I ftohti i dimrit në veriun e Shqipërisë nuk mund të kalohet pa rezerva ushqimore. Ndërsa gjeli i detit është simbol i darkës së ndërrimit të vitit, pastermaja ose ndryshe mishi i thatë shoqëron tavolinat e veriorëve përgjatë dimrit. Përmes këtyre fotove të Bekim Lekicës nga Kukësi ju sjellim procesin si bëhet tharja e mishit.