Oboti nën ujë, ushtria transporton banorët drejt qytetit

Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve. Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës janë angazhuar në ndihmë të banorëve të Obotit për të mundësuar lëvizjen e tyre drejt qytetit, por edhe të fëmijëve drejt shkollave. Rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta.