Njihuni me shpellën sa 22 fusha futbolli dhe sa 4 piramida

Një vizitë në një nga shpellat më të mëdha në botë mund të duket si një udhëtim në të panjohurën. E vendosur në rajonin malor të qarkut Ziyun në Kinën jugore, shpella e madhe "Miao" ka një vëllim prej 10.78 milionë metra kub. Kjo është shpella më e madhe në botë sipas vëllimit dhe renditet e dyta më e madhe në sipërfaqe.