Njihuni me Njësinë Speciale kundër 'të Fortëve'

Njësia Speciale kundër 'të Fortëve' është gati për të dalë në terren në aksion. Ajo është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive te reparti RENEA, përpara daljes në terren. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj teksa vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë dha mesazhin se "Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk harron”.