Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, mungon Berisha

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në mbledhje nuk po merr pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ndryshimet statutore po prezantohen nga sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani. Në statut nuk është përfshirë propozimi i kritikëve për dorëheqjen e kryetarit dhe moskandidimin e tij në rast se humbet zgjedhjet. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Këshilli ka miratuar rendin e ditës dhe po diskutohet statuti. FOTO: LSA