Nesër nis mosbindja civile e opozitës, Fleckenstein takon Bashën

Në kulmin e debatit politike dhe kur opozita ka paralajmëruar protesta ditën e nesërme, Europarlamentar Knut Fleckenstein ka mbërritur në Tiranë Zyrtari i lartë i BE ka shkuar direkt në selinë blu, ku për rreth një orë zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Fleckenstein shoqërohej nga ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin. Takimi vjen menjëherë pas thirrjeve të Lulzim Bashës për mosbindje civile, e cila është njoftuar të nisë nesër në orën 10:00 me bllokimin e disa akseve rrugore. Ndërkohë zyra e shtypit të BE ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 12:00 – 12:30 Knut Fleckenstein do të zhvillojë një konferencë.