“Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne!"

Ka mbërritur në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Familjarë të 32-vjeçares, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zyrtarë dhë kolegë të vajzës e kanë pritur në aeroportin e Rinasit. Familjarët të veshur me të zeza, me një foto të 32-vjeçares të stampuar në bluza dhe një mesazh mbi të: “Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne!”