Ndotja plastike, imazhe të një problemi botëror

Revista National Geographic, ka botuar një përzgjedhje fotografish befasuese, duke nxjerrë në pah sasitë e mëdha të plastikës së hedhur kudo, duke 'zaptuar' oqeanet, brigjet dhe lumenjtë e botës. Kafshët e egra, veçanërisht ato të botës ujore, janë të rrezikuar teksa ngecin nëpër gjëra plastike apo teksa i gëlltisin ato. Revista i ka kushtuar pjesën më të madhe të faqeve të saj këtij problemi: ndotja plastike që ne mund të shohim në sipërfaqe është, me shumë mundësi, një pjesë e vogël në krahasim me atë që ndodhet në oqeane. Mbetjet plastike mund të copëtohen në pjesë të vogla, të cilat janë më pak të dukshme, por që, gjithsesi mund të dëmtojnë jetën nënujore.