Naftëtarët sërish në protestë, nesër nisen drejt Tiranës

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit i janë rikthyer sërish protestave. Sot ata kanë dalë përballë prefekturës duke protestuar për pagat. Ata kanë deklaruar se nesër do të marshojnë përsëri drejt Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndihmën e kryetarëve të bashkive Fier, Patos dhe Mallakastër. Pak ditë më parë kompania IRTC braktisi rafineritë e përpunimi të naftës në Ballsh e Fier, duke lënë në ankth e pasiguri mbi 1200 punonjësit e dy uzinave.