Moti i keq në Itali, shkon në 7 numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë. Ka shkuar në 7 numri i viktimave të identifikuar dhe 1 person rezultojnë ende të humbur. Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit. Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios. Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë. Viktima e shtatë është identifikuar në provincën e Bellunos i goditur në komunë Fletre. Një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.