Mosbindja civile në Elbasan

Në Bradashesh që ishte një nga katër pikat kyce, e lajmëruar për të bllokuar gjithcka nisi normalisht. Edhe pse ndezja e këtyre gomave apo dhe hedhja e tymuesve u duk sikur do të krijonte tension. Të ardhur nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi, Cërriku dhe Prrenjasi qytetarët u vendosën në këtë rrethrrotullim që sic duket ishte nën patronazhin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreut të grupit të PD-së, Edmond Spaho.