Momentet që humbët nga Tirana-Laçi

Penallti e humbur, gola, tension dhe karton i kuq. Tirana-Laçi "i dhuroi" të gjitha, përveç fituesit. Laçi ka marrë një pikë mjaft decizive në kryeqytet. Kurbinasit barazuan 1-1 ndaj Tiranës, me Xhixhën që realizoi në sekondën e fundit të kohës së rregullt. Golit të Sentamu në limitet e kohës së rregullt të pjesës së parë, iu përgjigj në të njëjtën monedhë Xhixha. Sulmuesi i kurbinasve u gjend i vetëm përballë Abibi dhe me një të majtë të hidhur tundi rrjetën. Një gol që solli revoltën e stafit bardheblu, pasi erdhi në minutën e 9-të shtesë, nga 6 që ishin akorduar. Dy pikë të humbura që mund të ndikojnë shumë në sezonin e Tiranës, që ndodhet vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë që mbahet nga Kastrioti. / FOTO LSA/