Momente nga mbërritja e trupit të pajetë të Kaçifas në Tiranë

Familjarët kanë tërhequr trupin e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas nga morgu i Gjirokastrës. Rreth orës 18:20 të së martës autoambulanca me trupin e pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës ku pritet të kryhen ekzaminime shtesë në prani të një mjeku grek. Ndërkohë në vendin ku i riu u vra nga RENEA, në bularat të Gjirokastrës, janë vendosur lule por dhe një flamur grek. Momentet e mbërritjes së trupit të pajetë në morgun e Tiranës janë realizuar nga LSA