Momente nga ceremonia e themelimit të 27-vjetorit të PD

Në 27-vjetorin e themelimit të PD, kryetari i kësaj force politike bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve, sepse "vetëm reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojë në fitore", tha Basha në fjalën e tij. Basha: Reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia, këtë e dimë të gjithë. Reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojnë në fitore. Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurtë dhe e afërt. Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrat tuaja të çdo demokrati dhe të çdo qytetari shqiptar. Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona më të vështira ku Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Por ne u ngritëm, ne zgjidhëm të përballemi me të dhe ju të gjithë e dini se kjo nuk ishte një përballje e lehtë. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe skarifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë dhe prap qëndruam. Sot pak muaj pas zgjedhjeve përpjekjet tona po japin rezultat dhe shqiptarët po e kuptojnë drejtësinë dhe vetëmohimin e betejës që ne e bëmë dhe po na japing vlerësimin dhe mbështetjen që ne meritojmë. Ky është fillimi i shpërberjes së strukturës kriminale, të shpërbërjes së gënjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko qeveria në pushtet.