Milan Fashion Week, Versace sjell në pasarelë yjet e modës

Versace ka prezantuar koleksionin e saj të fundit në Javën e Modës në Milano. Dhe në sfilatë janë shfaqur disa nga yjet më të mëdha të pasarelave. Ajo përzgjodhi modelet Candice Swanepoel, Irina Shayk dhe Gigi Hadid për shfaqjen e së premtes. Ndërsa në pasarelë ecën dhe supermodelje si Kendall Jenner, Bella Hadid, Kaia Gerber dhe legjendarja Stephanie Seymour.