Meta pret liderët e Ballkanit, Thaçi pranë Mogherinit

Ka nisur në Tiranë Samiti i Brdo Brijunit, me pjesëmarrës të liderëve të Ballkanit. Presidenti Meta, i cili është edhe organizatori i këtij Samiti ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Foto nga LSA