Lind foshnja me zemrën jashtë trupit

Ajo sapo ishte krijuar kur mjekët diagnostikuan një gjendje të rrallë dhe thanë që shanset për të mbijetuar ishin afër zeros. Por foshnja, Vanellope Hope zemra e së cilës është rritur jashtë trupit ka sfiduar mjekët dhe ka arritur që të mbjetojë pas lindjes. Shanset që një fëmijë me këtë gjendje të mbijetojë është 8 në 1 milionë. Hope tani është 3 javëshe dhe për ta sjellë në jetë u angazhaun një ekip prej 50 mjekësh, mami dhe infermierësh në një operacion të rrallë por që rezultoi i sukseshëm në Britani.