Leksionet e Kukësit përmes fotove

Kukësi-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Skuadra verilindore "asfaltoi" me rezultatin e thellë 3-1 Skënderbeun, duke kaluar në fazën finale të kompeticionit me shifrat e përgjithshme 5-2. Ishte Reginaldo ai që i hapi udhë këtij triumfi, teksa pas 19 minutash lojë tundi rrjetën e Dajsinanit. Korçarët u munduan të reagojnë, por gabuan shënjestër, me Abazi që shënoi në portën e tij. Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për vendasit, shkruan Rtv Ora. Dejvi Bregu ngushtoi distancat, ndërkohë që kundërsulmi i frikshëm i Kukësi nxori të vetëm përballë Dajsinanit, Valdet Ramën që vulosi rezultatin e këtij 90 minutëshi në 3-1. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë është caktuar për tu luajtur më 2 qershor, me stadiumin ende për tu përcaktuar./ FOTO LSA