Kur "Qyteti i Dashurisë" bëhet më i dashurueshëm

Parisi ose i quajtur ndryshe si "Qyteti i Dashurisë" është bërë i mrekullueshëm pasi reshjet e borës e mbuluan Parisin gjatë natës. Vendet ikonë si Katedralja e Notre Dame dhe Kulla Eiffel u zbardhën krejtësisht, po ashtu si edhe kështjella e Disneyland, që ndryshoi rozën me të bardhën.