Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia përmbys Kamzën

Vllaznia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët mposhtën me përmbysje 2-1 Kamzën, duke e kthyer në një derbi të vërtetë ndeshjen e kthimit. Mehmeti zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të, ndërkohë që Marku e Rodriguez rikthyen gjithçka në favor të kuqebluve. /Foto LSA