Kupa e Botës/ Uruguaji - Egjipt 1-0

Uruguaj e ka nisur mbarë "debutimin" në Kupën e Botës, Rusi 2018, me amerikano-jugorët që arritën të mposhtin minimalisht Egjiptin. Megjithëse dominuan në 45 minutshin e parë, amerikano-latinët nuk arritën të tundin rrjetën e egjiptianëve, ku mungoi ylli i skuadrës Mohamed Salah. Edin Cavani kishte një rast të mirë për ta kaluar në epërsi kombëtaren e vetë në 23 minutë, por nuk u tregua i saktë para portës së afrikanëve. Një minutë më vonë rast të mirë për të shënuar kishte Suarez, me sulmuesin që u tregua i ngathët para portës së “faraonëve”. Shtatë minuta para përfundimit të takimit portieri egjiptian, i cili është lojtari më i miri i ekipit, ndali edhe një përpjekje të Edinson Cavanit, ku ky i fundit në të 89 minutë goditi shtyllën pas goditjes së lirë. Me Suarez e Cavani që nuk arritën të "thyenin" murin e ngritur nga portieri i Egjiptit, duhet të vinte Gimenez që në minutën e 89-të "dhuroi" leksione prej bomberi dhe me kokë tundi rrjetën. Egjipti u mundua të kthentë rrjedhën e takimit, por mungesa e Salah "peshoi" tek ekipi, duke bërë që të dal pa pikë nga ky 90 minutësh.