Kupa e Botës/ Takimi Brazil-Zvicër përmes fotove

Vjen dhe supriza e dytë e këtij kampionati botëror. Pas humbjes shokuese të Gjermanisë, Brazili një tjetër skuadër pretendente për titull është ndalur në barazim 1-1 nga Zvicra. Golit spektakolar të Philippe Coutinho në minutën e 20-t, iu përgjigj mesfushori i cili aktivizohet tek Hoffenheim, Steven Zuber, i cili me kokë tundi rrjetën. Minutat e mbetura folën vetëm për kombëtaren e "Selecao" e cila u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin që do i jepte 3-pikët, diçka që nuk ndodhi. Me këtë pikë, dy skuadra rënditen pas Serbisë së vendit të parë, që kryeson me 3 pikë. Në ndeshjet e ardhshme janë parashikuar të përballen Serbia kundër Zvicrës dhe Brazil-Kosta Rika, takime që do të luhen më datën 22 qershor.