Kukësi-Laçi përmes fotove

Laçi ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe këtë e bën kundër një prej pretendentëve për titull, Kukësit. Kurbinasit barazuan 1-1 një takim që ishin duke e fituar deri në minutën e 87-të të tij. Me pjesën e parë që nuk prodhoi gola, 45 minutëshi i dytë në "Loro Boriçi" dhuroi një spektakël të vërtetë. Ende pa u mbyllur minuta e gjashtë e fraksionit të dytë, Nëabueze i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe pasi lëvizi bukur mes tyre lëshoi një të djathtë nga jashtë zone për të tundur rrjetën. Një episod që rriti dozën e sulmeve të verilindorëve, që kërkonin të "kopjonin" Skënderbeun e mesjavës. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 87-të që Musta të sillte festën te Kukësi. Mbrojtësi mori një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një goditje rrafsh me tokën barazoi shifrat. Pas kësaj pike, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, aq sa Tirana dhe Teuta, por me Skënderbeun që ka edhe një takim për të zhvilluar. Korçarët numërojnë 6 pikë në vendin e katërt dhe në orën 19:00 presin Bylisin. Ndërkohë Laçi ngjet shkallë në klasifikim, ku ndodhet në zonën play-off të Superligës, pra vendin e 8-të me 1 pikë. Takimi mbyllës i kësaj jave në Superligë është ai mes Partizanit dhe Flamurtarit. / FOTO LSA