Kryeqytetasit dokumentojnë eklipsin

Fenomeni i hënës së përgjakur ka mbledhur shumë banorë në sheshin "Skënderbej" në Tiranë për ta parë sa më qartë nëpërmjet teleskopit. Të gjithë të apasionuarit kanë arritur të shohin eklipsin hënor më të gjatë shekullor rreth orës 20:45. Përvec se e kanë parë me sy të lirë, njerëzit janë munduar që të fotografojnë disa momente që dukeshin në ekranin e teleskopit. Vendi ku dukej më qartë fenomeni i rrallë ishte mbi Fakultetin e Shkencave të Natyrës ku dhuroi një spektakël të vërtetë. Kujtojmë se të parët që e panë ekslipin hënor ishin banorët e Indisë, Australisë dhe Tajvanit.