Kravatat e Haradinajt varen në kangjellat e Qeverisë

Organizatorët e “Beyond the Wall” sot dolën në “aksionin simbolik humanitar” para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për t’i dhuruar Kryeministrit Ramush Haradinaj mbi 200 kravata të mbledhura, të cilat i varën në rrethojat e këtij objekti. Përveç tyre, ishin edhe shumë kalimtarë të rastit që ndaluan dhe dhuruan këmisha dhe kravata të tyre në emër të këtij aksioni. Kjo erdhi pasi Haradinaj deklaroi se i nevojiteshin kravata dhe këmisha,se nuk mund të dilte dosido.