Klube dhe futbollistë, ngushëllime për Astorin

Italia dhe e gjitha bota e futbollit kanë marrë mëngjesin e së dielës një lajm të dhimbshëm dhe shumë të papritur. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori ka ndërruar jetë sot, papritur në moshën 31-vjeçare. Kjo vdekje e papritur e lojtarit ka habitur të gjithë dhe ka shokuar futbollistë dhe klube nga e gjitha bota, të cilët kanë shpreh ngushëllime për familjarët e tij dhe gjithë ata që e kanë njohur. “Pusho në paqe Davide”, ka shkruar Cannavaro, ndërsa po kaq i njëjtë ka qenë edhe postimi i Kevin Prince Boateng, i cili ka shkruar: “Pusho në parajsë Astori. I shokuar”.