Kapelet që tërhoqën vëmendje në Dasmën Mbretërore

Dasma e Princit Harry me aktoren Meghan Markle, s’kishte si të kalonte pa të veçantat e saj. E një gjëje të tillë i dhanë vulën edhe të ftuarit në këtë ceremoni, mikesha të çiftit mbretëror të cilat jo rastësisht kishin vendosur që me pjesëmarrjen e tyre të identifikoheshin me nganjë kapele në kokë. Përplot ngjyra e lloje nga më të ndryshmet, mikeshat e Meghan lanë gojëhapur me kapelet e tyre në këtë event madhështor.