Tirana "poker" Kamzës për tri pikë

Fitorja ndaj Flamurtarit nuk ka qënë aspak rastësi për Tiranën, me bardheblutë që arritën të merrnin një tjetër fitore të rëndësishme. Të besuarit e Ardian Memës triumfuan me përmbysje në derbin e kryeqytetit përballë Kamzës, me rezultatin 4-1. Golit të Sebino Plakut në pjesën e parë, iu përgjigjen Hasani me dopietë, N'Goo dhe Doka, duke i dhënë 3 pikëshin e radhës skuadrës së tyre. Një "dorë" në këtë përmbysje e dha edhe largimi i Beqirit me karton të kuq, me mbrojtësin që e la Kamzën për të paktën 50 minuta me një lojtar më pak. Pas kësaj fitoreje, Tirana u ngjit në kuotën e 20 pikëve, teksa pozicionohet në vendin e 7-të, +5 nga zona e ftohtë, e cila përkohësisht mbahet nga Kamza./ Foto LSA