Kamping mbresëlënës në zonën e Bizës në Martanesh

A e keni menduar ndonjëherë të zgjoheni bri një liqeni jashtë zonave të banuara? Këto foto mbresëlënëse që vijnë nga fshati Bizë i Martaneshit në rrethin e Dibrës, tregojnë një grup turistësh që kanë vendosur të flenë jashtë në çadra të vogla. Nuk dihet se nga vijnë turistët, por me siguri janë të huaj, të pasionuar pas zonave malore.