Jo HEC-eve në Valbonë

Një "V" gjigande është ngritur mbrëmjen e sotme në sheshin "Skëndërbej" për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Valbonës, kundër ndërtimit të HEC-eve. Protesta simbolike është në vazhdën e një serie protestash të zhvilluar nga banorë të zonës dhe shoqëria civile. Në mars të këtij viti, Gjykata Administrative vendosi për vazhdimin e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, duke rrëzuar padinë e banorëve të Tropojës për ndërprerjen e punimeve. FOTO: LSA