Ja vipat botërorë, pronarë hotelesh

Dubai, New York, Ibiza, ja disa hotele në pronësi të yjeve të ekranit. Nga Giorgio Armani tek Cristiano Ronaldo, vipat botërorë kanë ditur ku të investojnë një pjesë të fitimeve të tyre kolosale. Francis Ford Coppola ka zgjedhur Italinë, Lionel Messi ka një hotel në Ibiza, Ronaldo ka zgjedhur vendlindjen e tij Portugalinë, i madhi De Niro New Yorkun, e kështu me radhë.