Ja si u veshën të ftuarit në dasmën e Ledios dhe Sarës

Sara Hoxha dhe Ledio Liço u martuan në një ceremoni të fshehtë, larg vëmendjes së publikut në Liqenin e Komos në Itali. Të ftuar në ceremoninë martesore ishin shumë emra të njohur shqiptar, miq të çiftit. Midis të ftuarve ishin Xhemi Shehu, Albana Osmani, Bes Kallaku, Ermal Mamaqi dhe Ami Shehu, Donja Mema, Ben Blushi, Eneda Tarifa, Luana dhe Marina Vjollca si edhe Alketa Vejsiu. Ata kanë publikuar foto në rrjetet e tyre sociale duke treguar veshjet e tyre.