Ja si u veshën deputetet socialiste ditën e parë të parlamentit

Me nisjen e sezonit të ri parlamentar, deputetët e mazhorancës zunë vendet e tyre në kuvend dhe sigurisht nuk munguan edhe përshëndetjet me njëri-tjetrin, pas një periudhe (disi të shkurtër ) larg kolegëve, duke shijuar pushimet. Përveç përshëndetjeve të përzemërta, veshjet e grave të Partisë Socialiste ishin ato që i jepnin disi ngjyra parlamentit në këtë fillim sezoni.