Izraeli përgatit sfidën me Shqipërinë

Kombëtarja e Izraelit i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në prag të udhëtimit drejt Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Alon Hazan pritet të jetë i plotë përballë kuqezinjve, me përjashtim të Larosh dhe Taha të cilët mungojnë për arsye dëmtimi. Pas kësaj seance stërvitore, kombëtarja e izraelit udhëtoi drejt Tiranës, me avionin e tyre që mbërriti në Rinas rreth orë 18:30. Përballja mes Shqipërisë dhe Izraelit është programuar për tu luajtur të premten e 7 shtatorit në "Elbasan Arena", duke nisur nga ora 20:45.