Inter-Juventus, episode interesante nga pjesa e parë

Pjesa e parë e "Derby il Italia" mes Inter dhe Juventusit është mbyllur në avantazhin minimal të bardhezijve 1-0. Goli i vetëm u shënuan nga mesfushori brazilian Daugllas Costa që në minutën e 8-të. Dhjetë minuta më vonë, "zonja e vjetër" mori një tjetër bonus, pasi ndërhyrja e mesfushorit Vecino ndaj Mandzukic u konsiderua si e parregullt, me kryesorin që e ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin uruguajan.