Homazhe për policët e vrarë nga Dritan Dajti

Me rastin e 10 vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivëve të policisë të cilët u ekzekutuan nga Dritan Dajti, kjo e mërkurë ka nisur me një ceremoni përkujtimore në nder të tyre. Familjarë, miq, të afërm dhe drejtues të Policisë e ministrisë së brendshme, mes lotësh dhe pikëllimit, zhvilluan homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, për efektivët Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari. Për ekzekutimin e policëve është dënuar Dritan Dajti me burgim të përjetshëm ndërkohë në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit, e dënoi me 25 vite heqje lirie. Valbona Xhani, bashkëshortja e efektivit të ndjerë Fatos Xhani, deklaroi se sakrifica e tyre dhe shërbimi ndaj atdheut nuk do harrohet asnjëherë. Foto: LSA