Homazhe për nder të viktimave të 21 janarit

Si çdo vit në bulevardin përballë kryeministrisë u bënë homazhe për nder të 4 të vrarëve të protetës së 21 janarit 2011. Veç luleve dhe shtrëngimeve të duarve nuk pati asnjë deklaratë tjetër. Pjesë e homazheve ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gjatë protestës së 21 janarit të 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.