Hollanda me fushat e tulipanëve si "vepra arti"

Pak vetë e dinë që origjina e vërtetë e tulipanëve është Stambolli, pasi vendi ku është kultivuar më shumë dhe tashmë është kthyer në simbol të tij, është Hollanda. Vendi i tulipanëve, nga 22 prilli në 7 maj do të mbajë festivalin dedikuar tulipanëve me titull “Noordoostpolder”. Gjatë festivalit mund të admirohen 2000 varietete tulipanësh që çelin çdo pranverë në Noordoostpolder. Bëhet fjalë për një terren që i është marrë detit në 1940-n dhe ndodhet vetëm 4 metra mbi nivelin e detit. Ky lloj tereni është veçanërisht i përshtatshëm për kultivimin e tulipanëve.